BallinaKryesoreBerisha: Soros ka futur OJQ-të dhe Reformën në Drejtësi nën ombrellën e...

Berisha: Soros ka futur OJQ-të dhe Reformën në Drejtësi nën ombrellën e PS-së

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha tregon se pas vendimit të DASH për përfshirjen e tij në listën e zezë, “non grata” janë dosjetme shpifje e trillime të përgatitura nga Edi Rama.

Berisha akuzon George Soros se ka futur të gjithë OJQ-nën dhe reformën në drejtësi nën ombrellën e PS-së dhe se ai do vijojë ta denoncojë.

Pjesë nga intervista dhënë mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve të RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma.

Sali Berisha: Edi Rama, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç, shëtisnin nga një vend në tjetrin me projekt duke thënë se ka një ujdi të përgjithshme, por në të vërtetë përveç Thaçit në Prishtinë, Ramës që ishte promotor kryesor në Tiranë, asnjë forcë politike shqiptare, asnjë institucion shqiptar në këto dy vende nuk përkrahnin projektin. Këta mashtrues u thanë atyre që kishin mashtruar se këtë e bëri Sali Berisha.   

Se ai konspiroi me udhëheqjen politike të Kosovës. Dhe unë mbi bazën e këtij konspiracioni u futa në procesin e black listimit (listën e zezë) që Edi Rama e shpalli publikisht më 31 janar  2019.

Pra, nuk jam unë që akuzoj pa baza George Soros. Natyrisht unë jam njeriu që kam akuzuar, denoncuar dëmet e jashtëzakonshme që i ka bërë Shqipërisë, qoftë me vendosjen e të gjithë OJF-ve nën ombrellën e PS-së, duke rikthyer një monizëm të vërtetë në shoqërinë civile.

Kam denoncuar dhe do të denoncoj rolin e tij për vendosjen e drejtësisë shqiptare në varësi të plotë të PS-së. Reforma e drejtësisë u iniciua siç pranohet universalisht nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur. Truri i saj u përzgjodh nga Fondacion i  Shoqërisë së Hapur. Ligjet e saj me të cilat Edi Rama pasi dështoi me paketën kushtetuese u miratuan nga truri i reformës.

Unë kam qen vokal, sikundër kam qenë vokal ndaj akteve korruptive të Ramës për kompanitë e naftës, ndaj kompanive të naftës të George Soros.

RTV Ora: SHBA, DASH ju akuzojnë ju për korrupsion madhor. Përse u përshkallëzua kjo marrëdhënie me SHBA e ambasadën amerikane aq sa zonja Kim të bënte sot këtë deklaratë të fortë?

Sali Berisha: Sepse siç thotë vetë DASH, burimet e informacionit sekretari i Shtetit për vendimin që ka marrë i ka nga OJF-të lokale, rajonale e ndërkombëtare, të gjitha të sponsorizuara nga George Soros. Ju kujtoj në 2009 kur BB lëshoi një raport kundër qeverisë shqiptare, bazuar në OJF e Sorosit dhe u detyrua pastaj të vinte zv/ presidenti Bankës të kërkonte ndjesë publike para shqiptarëve për akuzën që kishte bërë ndaj Sali Berishës.

Për të mos përmendur Griseldën. Si sajuan rastin Griselda edhe në PE. Kur zonja Tanja Fajon po demaskonte Berishën për barbaritë ndaj njerëze të tij që kishin kryer një deputet tjetër i parlamentit u ngrit e tha kjo ka qenë e tëra fake. Në këtë kontekt OJF-të janë të tëra të Sorosit që kanë prodhuar shpifje e trillime të vazhdueshme. 

Raportet e mediave. Dihet kur ne kemi qenë në pushtet përfaqësues të SHBA-së deklaronte se 80% të mediave i kontrollonte Edi Rama. Lë pastaj sa kontrollon Edi Rama në pushtet. Së fundi thotë  jemi bazuar në raportet investigative të investigimit antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Raporte që janë mbushur me shpifje e trillime, e që nuk ka guxuar kurrë Edi Rama ti publikojë në Shqipëri. Më lind pyetja. Nëse merren përbazë shpifjet e trillimet e kundërshtarëve normal që çdo opozitë në botë mund ta shkatërrosh.

E vërteta është që unë  qëndroj në të drejtën time, duke mbrojtur dinjitetin tim dhe të atyre që nga 1991 deri sot kanë votuar Sali Berishën. Dinjitetin e demokratëve. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular