BallinaAktualitetDokumenti Rama-Vuçiç-Zaev/Çfarë shkruante manjati Xhorxh Soros në vitin 1999: Ballkan i Hapur…

Dokumenti Rama-Vuçiç-Zaev/Çfarë shkruante manjati Xhorxh Soros në vitin 1999: Ballkan i Hapur…

Në disa intervista përpara takimit të Shkupit kryeministri, Edi Rama, ka deklaruar se nismës “Mini-Shengeni Ballkanik” do t’i gjejmë një emër të ri të cilin po e mendojmë.
Dhe pikërisht kështu ndodhi.

Në mbledhjen e datës 29 korrik në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Rama, Vuuçiç dhe Zaev prezantuan emrin e ri të projektit, për të cilin thonë se e nisën dhe po e shtyjnë përpara, pasi “nuk mund të presin më Bashkimin Europian” që t’i integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ndaj po integrohen së bashku.

Emërtimi “ i ri” është “Ballkani i Hapur”, por ky emër në fakt nuk është as i ri dhe as i zgjedhur nga treshja, Rama-Vuçiç-Zaev, siç edhe pretendojnë. Projektin dhe vetë emrin e tij e ka krijuar dhe pagëzuar Xhorxh Soros, që në vitin 1999.

Në një artikull të shkruar nga vetë miliarderi George Soros që në vitin 1999 në “Project Syndicate” dhe fill pas luftës në Kosovë, me titull ‘Hapja e Ballkanit’, ai propozon krijimin e një zone ballkanike pa kufi, heqjen e tarifave doganore për mallrat e këtyre vendeve dhe më interesantja është kompensimi që duhet që të bëjë BE për humbjet buxhetore që do të shkaktohen nga heqja e këtyre tarifave.

Soros gjithashtu propozon në këtë shkrim të botuar 22 vite më parë, që në këtë zonë që ai e quan tekstualisht njësoj si e pagëzoi dje në Shkup treshja Rama-Vuçiç-Zaev, “Ballkani i Hapur” që të hyjnë vendet e ish-Jugosllavisë, plus Shqipëria, por deri më tani atij i është bashkuar vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Edhe politikani Paskal Milo tha se Mini-Shengenin na e ka propozuar Soros në 1999-ën, por oferta është refuzuar.

Kujtojmë se Edi Rama sistematikisht e ka justifikuar këtë nismë si një reagim apo kundërpërgjigje ndaj burokracisë së BE-së, e cila po ecën këto 8 vitet e fundit shumë ngadalë (ose po qëndron në vend numëro) me procesin e hapjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por tashmë po zbulohet se të gjithë këto deklarata janë justifikime në rastin më të mirë dhe mashtrime në funksion të një plani pro serb dhe anti-shqiptarë në rastin më të keq, pasi gjithçka (madje edhe emri) është ideuar shumë kohë më përpara se problematika e zgjerimit të BE-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular