BallinaEkonomiDrejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali: Emigrimi i lartë, shkak...

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali: Emigrimi i lartë, shkak për varfërimin e rajoneve

Flet Agron Haxhimali, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive

Agron Haxhimali, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive tha se, arsyeja kryesore e varfërimit të qarqeve sidomos Veriut të vendit është emigrimi i lartë i popullsisë, mungesa e infrastrukturës dhe cilësia e dobët e shërbimeve publike (arsim dhe shëndetësi). Ai tha se fillimisht duhet të frenohet rënia e mëtejshme, duke ofruar nxitës specifikë për rajone dhe qytete të caktuara

Dy qarqet me te varfra të vendit Dibra dhe Kukësi ishin me rënie ekonomike me 2019. Cilat janë arsyet kryesore për varfërimin e këtyre zonave?

Ka disa arsye që kanë çuar në varfëri këto 2 qarqe. Arsye kryesore është lëvizja demografike. Migrimi dhe emigrimi po rrjedhin në mënyrë të pandalshme. Kjo bën që nga njëra anë të largohet fuqia punëtore, pra krahu punës, që do të thotë se, nuk ka kush të punoje dhe të angazhohet në sektorin privat. Por nga ana tjetër dukshëm vihet re largimi i njerëzve te arsimuar.

Kjo çon në rrudhje të kapaciteteve zhvilluese të këtyre rajoneve, mungese idesh dhe vizioni për politika të reja zhvillimore, të cilat prodhohen nga njerëz të ditur dhe me arsim. Arsye tjetër lidhet me mungesën e infrastrukturës fizike, e cila krijon distancë dhe vështirësi në lëvizshmëri dhe sidomos është pengese dhe për mobilitetin që kërkon me çdo kusht lehtësi në lëvizje sidomos në bujqësi. Është mjaft evidente edhe pasiguria në jetën sociale, punësim dhe mbi te gjitha mungesa e një perspektive të qarte që ndikon në braktisjen e këtyre rajoneve. Tepër i theksuar është presioni politik me nepotizëm dhe afera me qasje politike në sektorin publik dhe privat.

Arsyeja e braktisjes se qarqeve lidhet edhe me shpërndarjen jo të drejte te shërbimeve publike në sasi dhe cilësi. Këtu e kam fjalën për rrugët, shkollat, shërbimet shëndetësore, mbrojte sociale, etj. shërbime administrative.

Çfarë duhet bërë për përmirësimin e situatës?

Tani çfarë ka ndodhur ka ndodhur dhe gjendja aktuale nuk është më “problem”, por problemi është se kjo varfëri po thellohet dhe zbrazja po thellohet akoma. Tani ky është problem i madh dhe duhet frenuar. Ajo që duhet bërë është politika sociale që njerëzit të ndihen të qetë e të sigurt për të bërë në normalitet jetesën e tyre në nivel vendore dhe rajonal. Bashkitë dhe agjencitë rajonale duhet të sigurojnë më shumë shërbime publike dhe administrative që të mos krijojnë lodhje dhe stres të qytetaret.

Duhen politika stimuluese për familje, që jetojnë në këto rajone, si p.sh paketa fiskale lehtësuese, mbështetje për fermerët me mjete dhe grante, të ftohen të larguarit te bëjnë biznese në vendlindje me masa të lehta ose zero taksë, pa burokraci. Të ofrohen bonuse për investitorë të vegjël dhe të mesëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular