BallinaAktualitetPas takimit me ambasadoren Kim në selinë blu, Basha telefonatë me Berishën

Pas takimit me ambasadoren Kim në selinë blu, Basha telefonatë me Berishën

Menjëherë pas deklaratave të ambasadores Yuri Kim, e cila kërkoi përjashtimin e Sali Berishës nga PD, ish-kryeministri thotë se ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me liderin demokrat, Lulzim Basha.

Sipas Berishës, kryedemokrati Basha nuk i ka thënë asgjë në lidhje me qëndrimin që do të mbajë grupi i PD për kërkesën e ambasadores, por as nuk ia ka kërkuar një gjë të tillë.

I vendosur, Berisha lë të kuptohet se nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit, pasi siç shprehet ai është në misionin që i kanë besuar qytetarët.

Pyetje: A keni folur me Bashën? Ju tha Basha se çfarë qëndrimi do mbajë PD?

Sali Berisha: Në telefon kam folur. Zoti Basha nuk më tha dhe as ja kërkova. Qëndrimi im është i prerë. Unë jam në misionin tim të besuar nga qytetarët shqiptarë. PD nuk mund të behët kurrë parti e dhunimit të shqiptarëve, as sovranitetit të saj dhe të vendit. Ftoj cilindo përfaqësues të SHBA dhe të çdo vendi tjetër, çdo shqiptar të paraqesë qoftë edhe një fakt të vetëm, por nuk ekzistojnë.

BASHA NE POZITË TË VESHTIRË?

I pyetur nëse e ka vënë Lulzim Bashën në situatë të vështirë, për të zgjedhur mes tij dhe SHBA, Berisha tha:

“Pozita më e vështirë do të ishte nëse unë nuk do bëjë këtë që po bëj. Nëse nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e njeriut. Një parti që nuk qëndron për këto parime meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat”, u shpreh ish-kryeministri për Rtv Ora.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular