Një sherr i pazakonte ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Elbasan.
Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se dy punonjëse seksi janë konfliktuar me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” pranë rrethrrotullimit të luleve.
Mësohet se një 23-vjeçare ka goditur me sende të forta një 30-vjeçare, e cila është transportuar për në spital në gjendje të rëndë.
Po ashtu bëhet e ditur se konflikti ka nisur për shkak të marrjes së klientëve.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.