BallinaKronikeTragjedia me 10 viktima/ Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci zbulon...

Tragjedia me 10 viktima/ Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci zbulon problemet e shqetësimet në rrugë

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidenti fatal me autobus në Slavonski Brod të Kroacisë disa ditë më parë, në Polici në asnjë moment nuk ka thënë se e kishte zënë gjumi.

Gazeta kroate “Jutarnji List” e ka siguruar jozyrtarisht deklaratën e dhënë në Polici nga shoferi D.L 52 vjeç.

Sipas medias kroat, ai kishte thënë se diçka e shqetësoi gjatë udhëtimit dhe për këtë arsye ai doli në trotuar ku u aksidentua autobusi. Në aksidentin e autobusit të linjës Frankfurt – Prishtinë vdiqën dhjetë persona, përfshirë njërin nga shoferët dhe nëntë mërgimtarë nga Kosova që ishin nisur për pushime në Kosovë. U lënduan edhe mbi 40 tjerë.

Shoferit D. L. i është caktuar masa e paraburgimit. “Vetëm pasi të lexohet tahografi do të jetë e mundur të përcaktohet nëse shoferët e autobusit të vdekjes, njëri prej të cilëve vdiq në aksidentin që ndodhi pranë Slavonski Brod, ishin në përputhje me të gjitha rregullat e punës. Siç zbuluam jozyrtarisht, në një deklaratë në Polici, e cila u dha pa avokat dhe e cila gjithsesi nuk është provë në procedurë, shoferi D.L. (52) nuk tha në asnjë moment se e kishte zënë gjumi, por se diçka e pengoi drejtimin e tij dhe se ai u drejtua nga trotuari. Sidoqoftë, një dëshmitare, e cila u pyet në Slavonski Brod të martën gjatë hetimeve emergjente, tha në dëshminë e saj se dy shoferët kishin udhëtuar në rrugën Frankfurt – Prishtinë për të paktën 15 vjet”, thuhet nga Jutarnji List.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular