BallinaKultureAtdheu im/Nga Bujar Loshi

Atdheu im/Nga Bujar Loshi

Nga Bujar Loshi
Më jep një letër të shkruaj
Dy fjalë zemre pa faj
Se po tretem,po shuhem
Si kandili pa vaj.
Në dhe të huaj dhe dielli
Rrezaton pa shkëlqim
Pranverat sa vijnë ikin
Si zogjtë në shtegëtim
Mëngjezet janë pa rreze
Perëndimet plot vagullim
Më nis një rreze shprese
Nga larg ti vendi im.
Me avionin më të parë
Që në agim do të nisem
Oqeani përrua do më duket
Ne darkë tek ty të ngrysem.
E pres një rreze shprese
Si unë dhe mijëra tjerë
Atdheu im i bukur
Marrë peng nga ca të mjerë!
NY, Gusht 2021
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular