BallinaKultureFestivali i filmit për fëmijë zbret në Shirokë

Festivali i filmit për fëmijë zbret në Shirokë

Edicioni i 12 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për fëmijë “AniFestROZAFA 2021” do të mbahet në Shirokë nga datat 9-13 gusht 2021

Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit Festivali Ndërkombëtar i Filmit për fëmijë, “Anifest Rozafa” do të mbahet në plazhin e bukur të Shirokës. Nga Data 9-13 gusht, me mijëra pushues do të kenë mundësi që nga ora 20-23 të ndjekim fimlat e përzgjedhur që do të shfaqen në edicionin e 12 të Festivalit.

“Festivali “AniFestROZAFA 2021” do të jetë një garë në prezantimin e vlerave të filmave të animuar dhe artistik për fëmijë, nga shkollat e filmit të animuar dhe artistik ndërkombëtar, të përzgjedhur për konkurrim, thotë drejtori artistik i Festivalit, z. Artan Maku.  – Aplikimi për edicionin e këtij viti u mbyll në 15 prill 2021. Kanë aplikuar  395 filma me metrazh të shkurtër nga gjithë bota. Filma janë realizuar nga krijues me eksperience ndërkombëtare,  por edhe nga studentë, edhe nga fëmijët. Në fund grupi seleksionues ka përzgjedhur pas tri fazash 69 filma, në disa seksione, nga të cilët 5 janë filma për fëmijë të metrazhit të gjatë”.

Organizatoret, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër kanë vendosur që këtë edicion ta zhvendosin pranë plazhit të bukur të Shirokës, ku po kalojnë pushimet jo vetëm shkodranët, por edhe mijëra qytetarë të tjerë të ardhur nga qytet përreth si edhe Kosova.

“Çdo mbrëmje, pasi pushuesit të kenë kaluar një ditë të bukur në plazh, sidomos fëmijëve të moshave të ndryshme, ne do u japim mundësinë dashamirësve të filmit që të ndjekin prodhimet më të mira kinematografike të viteve të fundit, që do të shfaqen në ekranin e madh që do të vendoset në një nga vendet e dukshme dhe të populluara të Shirokës.

Situata që kemi lënë pas në 11 edicionet e para, për ne organizatorët e festivalit ishte analizë dhe reflektim. U konstatua se periudha 1-vjeçare e ka sjellë festivalin më të konsoliduar dhe duhet të shkëputet nga festivali i zakonshëm që kanë si objektiv kryesor zhvillimin e audiencës. Jo! Mjaft vrapuam tek sasia e filmave që shfaqim. Duhet që shikimin ta hedhim fort te vlera artistike e filmave dhe te kemi prioritet argëtimin dhe edukimin e fëmijëve nëpërmjet filmave me vlera cilësore artistike”, thotë regjisori dhje producenti Artan Maku.

Ndërthurja e turizmit me kinemanë, kulturën ishte një ide që gjeti mbështetjen të gjithëve. Këto janë përvoja që ne i kemi marrë edhe në vendet e rajonit, por edhe në vende të tjera turistike, ku festivale të kësaj natyre janë mjaft të ndjekur dhe kanë shumë efekt, aq më tepër kur bëhet fjalë për fëmijët.

Festivali nuk është thjesht një shfaqje filmash, por organizatorët kanë menduar ta kthejnë atë edhe në një shkëmbim përvojash, ku do të ketë workshop-e dhe trajnime në edukimin e fëmijëve me filmin. Piktorë e kineastë të ndryshëm do të jenë të pranishëm në ditët e festivalit. Festivali synon të rrisë kreativitetin dhe të zvogëlojë problemin e shumta që kanë fëmijët  aktualisht në vendin tonë.

Të gjitha filmat e realizuar për fëmijët nga fëmijët do të gjykohen nga një juri e fëmijëve, juria ndërkombëtare dhe juria e profesionistëve e qytetit të Shkodrës (që përbëhet nga artistë, mësues, psikologë e sociologë).

Në fund, më 13 gusht juria profesioniste të të shallet fituesit në disa kategori të ndryshme.

Ky festival do të organizohet nga shoqata “AniFest” në bashkëpunim me me Shoqërinë filmike “Maku Production“, me Shoqatën e Krijuesve të Filmit të Animuar “Albanimation”, me partner dhe mbështetës kryesor Bashkin e Shkodrës dhe Qendrën Kombëtare të Kinematografisë QKK me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), me medie  të ndryshme lokale dhe kombëtare.

Festivali “AniFestROZAFA 2021” është unik dhe origjinal në formatin e realizimit në prezantimit e vlerave artistike dhe kulturore dhe premton risi, argëtim dhe edukim.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular