BallinaKronikeFOTO/Po peshkonte me gjenerator në Drin, humb jetën 56-vjeçari në Bulqizë

FOTO/Po peshkonte me gjenerator në Drin, humb jetën 56-vjeçari në Bulqizë

Një 56-vjeçar i cili po peshkonte me gjenerator në lumin Drin në Bulqizë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ”Tre Çezmat” tek zalli i Bulqizës teksa viktima ra në kontakt me rrymën elektrike.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për sqaruar ngjarjen.

NJOFTIMI NGA POLICI

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular