BallinaBotaFOTOT/Krahu i djathtë i George Soros paditet nga 6 gra, e akuzojnë...

FOTOT/Krahu i djathtë i George Soros paditet nga 6 gra, e akuzojnë për rrahje në shtëpinë e seksit

Howard Rubin, një ish-menaxher i parave për George Soros, është akuzuar nga gjashtë gra se i ka rrahur gjatë seancave seksuale sadomasokiste në shtëpinë e seksit, të ndërtuar posaçërisht në apartamentin e tij në Manhattan.

66-vjeçari, një tregtar i martuar dhe famëkeq i Wall Street, i cili fajësohet për 377 milionë dollarë humbje në Merril Lynch në vitin 1987, akuzohet se ka paguar gratë deri në 5 mijë dollarë për të marrë pjesë në seksin BDSM.

Krahu i djathtë i George Soros paditet nga 6 gra, e akuzojnë për

Tani, disa nga këto gra që morën pjesë në seancat e çuditshme të seksit, kanë vendosur që të padisin financiarin. Ato pretendojnë se ai ka abuzuar me to, duke shkuar përtej kufijve dhe marrëveshjeve të BDSM që kishin vendosur. Madje kanë shtuar se edhe i ka lënduar fizikisht.

“Daily Mail” shkruan se akuzat e para u bënë në nëntor të vitit 2017, por tani janë gjashtë gra që po padisin Rubin në një proces civil, të caktuar për në nëntor, për 18 milionë dollarë.

Krahu i djathtë i George Soros paditet nga 6 gra, e akuzojnë për

Detajet qesharake të publikuara nga “New York Post”, thonë se një grua është rrahur aq keq, sa kirurgu i saj plastik nuk ishte i gatshëm që ta operonte pas rrëshqitjes së implantit të gjoksit të saj të djathtë.

Ndërsa një grua tjetër është shprehur se ajo kryente marrëdhënie seksuale me Rubin kundër dëshirës së saj. Ajo pretendon se teksa ishte e lidhur në dhomën e tij, ai i thoshte: “Unë do të të përdhunoj ashtu siç përdhunoj vajzën time”.

Krahu i djathtë i George Soros paditet nga 6 gra, e akuzojnë për

Muajin e kaluar, bashkëshortja 36-vjeçare e Rubin, Mary Henry, ka paraqitur kërkesën për divorc. Ata kanë së bashku tre fëmijë.

Rubin ishte i njohur në qarqet e Wall Street si person me rol të madh, pasi fitoi miliona për investitorin miliarder, derisa ky skandal kërcënoi të errësonte reputacionin e tij. Pretendimet origjinale u sollën nga Mia Lytell, Amy Moore dhe Stephanie Caldwell në vitin 2017.

Krahu i djathtë i George Soros paditet nga 6 gra, e akuzojnë për

Lytell dhe Moore janë dy ish-modele të “Playboy”, ndërsa Caldwell një modele që punonte në një klub striptizmi në Miami. Që të tria akuzojnë Rubin për abuzim dhe trafik njerëzor.

Me pak fjalë, të gjitha pretendojnë se u sollën në Nju Jork dhe u shfrytëzuan. Avokatët e grave janë shprehur se ato janë abuzuar fizikisht dhe seksualisht.

Krahu i djathtë i George Soros paditet nga 6 gra, e akuzojnë për

“Askush nuk thotë se atyre iu vendos një armë në kokë për të ardhur në Nju Jork. Klientët po pretendojnë se janë mashtruar dhe gënjyer, si dhe ishin viktima të dhunës fizike dhe seksuale. Asnjëra nga këto gra erdhi në Nju Jork duke e ditur se çfarë do të ndodhte me ta. Ato nuk u pajtuan me gjërat që ndodhën”, thanë avokatët e grave.

Krahu i djathtë i George Soros paditet nga 6 gra, e akuzojnë për

Krahu i djathtë i George Soros paditet nga 6 gra, e akuzojnë për

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular