BallinaKryesoreYuri Kim kërkoi që Berisha të jetë jashtë Parlamentit të ri/ Ish-kreu...

Yuri Kim kërkoi që Berisha të jetë jashtë Parlamentit të ri/ Ish-kreu i PD përsërit betimin e bërë para demokratëve

sh-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një tjetër mesazh sot, katër ditë pas deklaratës së bërë nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila kërkoi që ai të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

Berisha është kthyer vite pas në kohë, duke publikuar pjesë nga fjalimi i disa viteve më parë gjatë një aktiviteti për 25-vjetorin e PD-së. Lideri historik i të djathtës përsëriti edhe njëherë betimin e bërë para demokratëve se do të qëndrojë deri në fund në këtë parti.

Ju përshëndes miq me betimin tim solemn para demokrateve të Shqipërisë”, shkruan Berisha në “Facebook”.

Sikur 1000 të mbeten, do të mbetem njëri prej jush. Sikur 100 të mbeten, do mbetem njëri prej jush. Sikur vetëm njëri të mbetet, do të jem njëri prej jush. Rroftë PD, Zoti i bekoftë demokratët!”, thotë Berisha në video.

Deklarata e Yuri Kim

Yuri Kim, tha se do të ishte “një ironi historike dhe tragjedi, nëse partia do duhet të hante bar për hatër të një deputeti të saj”, duke iu referuar Berishës.

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara. E ardhmja po pret”, tha Yuri Kim.

“Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”, u shpreh ambasadorja amerikane në një prononcim për mediat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular