BallinaKronikeAksidenti tragjik në Elbasan/ Gruaja u nis me djalin 3 vjeç në...

Aksidenti tragjik në Elbasan/ Gruaja u nis me djalin 3 vjeç në farmaci, në shtëpi e prisnin dy vajzat binjake 6-muajshe

Drejtuesja e mjetit “Ford”, 38-vjeçarja Olsjana Maloku, kishte shkuar me djalin e saj në farmaci, kur një grua thuhet se i ka prerë rrugën makinës.

Kjo ka bërë që shoferja, në tentative për të evituar përplasjen, ka devijuar drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasoje është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe me pas ka dalë nga rruga duke perfunduar ne nje are.

Aksidenti i rëndë u shënua rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan

Për pasojë fëmija i saj ka marrë plagë të rënda. Megjithëse është dërguar me urgjencë në spital nuk ka mundur të mbijetojë.

38-vjeçarja kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjak, 6-muajshe.

Olsjana është banore e  fshatin Mengël, Elbasan.

Ndërkohë bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore. Aktualisht 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën

Njoftimi i policise

Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular