BallinaAktualitetAudiopërgjimi i Artan Lames, PD publikon videon: Ja si u përdorën për...

Audiopërgjimi i Artan Lames, PD publikon videon: Ja si u përdorën për vota me urdhër të Ramës administrata dhe legalizimet

Partia Demokratike tha sot se deklaratat e kreut të Kadastrës Artan Lame janë provë se me urdhër të Edi Ramës, administrata dhe legalizimet janë përdorur për qëllime elektorale në masakrën zgjedhore.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi shkruan se ky krim zgjedhor, si një hallkë në zinxhirin e veprimeve korruptive dhe anti-demokratike, është një tjetër provë në duart e drejtësisë e cila nuk mund të mos veprojë.

“Këmbëngulja e Artan Lames për t’i cilësuar shqiptarët si mish për top, është një tjetër provë se me urdhër të Edi Ramës, administrata dhe legalizimet janë përdorur për qëllime elektorale në masakrën zgjedhore. Këtë e thotë edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR, këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët që pas mashtrimit për legalizime falas, u përballën me dhunën dhe gazin lotsjellës me të cilin u dëbuan nga pronat e tyre. Ky krim zgjedhor, si një hallkë në zinxhirin e veprimeve korruptive dhe anti-demokratike, është një tjetër provë në duart e drejtësisë e cila nuk mund të mos veprojë, sidomos kur shkelësit e saj sfidojnë publikisht atë dhe shoqërinë shqiptare me qëndrimet e tyre anti-ligjore”, deklaron Bardhi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular