BallinaKryesore"Messi, Messi, Gol, Gol!” Erdhi si një djalosh i vogël dhe po...

“Messi, Messi, Gol, Gol!” Erdhi si një djalosh i vogël dhe po largohet si burrë (Video)

Lajmi se Leo Messi do të largohet nga Barcelona  pas 16 vitesh ka habitur këdo, ndërsa vetë klub i futbollit ka zgjedhur ta përshëndes vetëm më 2 fjalë, “Faleminderit Leo’. Krahas shkrimit ata kanë postuar edhe një video ku shfaqen momentet më të mira të mesit dhe golat e shënuara nga ai në fushën e blertë

Messi largohet me 6 “Topa të Artë” të fituar dhe me 35 trofe me fanellën e katalanasve, 8  Superkupa të Spanjës, 7 Kupa Mbreti, për të kaluar më pas në arenën ndërkombëtare me 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Kupa Bote për klube.

Messi dhuron magji. Ata që e kanë parë në fushë do të thotë që si ai nuk lind më. Messi është nga ata që të imponon respekt!

Kush është Mesi ose i njohur si “Pleshti”:

”Pleshti” i lindur në Rosario, Argjentinë tregoi një aftësi të madhe për futbollin që fëmijë fëmijë. Edhe pse në moshën 11 vjeç ai u diagnostikua me një mangësi të hormonit të rritjes që kërkonte trajtim të shtrenjtë kjo gjë nuk  epengoi atë të ngjiste shkallët e suksesit

Messi gjatë karrierës ka zhvilluar 778 paraqitje me Barcelonën, ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 305 asiste dhe ka fituar 35 trofe.

Golin e parë e ka shënuar në vitin 2005 kundër Albacetes, derisa pjesa tjetër është histori.

Stili i lojës së Messit e bën futbollin të duket i lehtë dhe është e zakonshme të dëgjosh se ish-kapiteni i Barcelonës është një “talent natyral”. Po nuk ka gjë të tillë që Lionel Messi të jetë një “talent natyral” pasi ylli i Barcelonës punoi shumë për të qenë aty ku është.

Megjithatë, historia e Messit mund të kishte përfunduar para se të fillonte nëse Barça nuk do ta merrte nën krahët e saj në moshë të re.

Gjatë karrierës së tij me fanellën e Barcelonës ai ka shënuar disa nga golat që do të mbeten në histori.

Teksa sot mbyllet epoka e artë e Lionel Messit në shtëpinë e tij, Barcelonë një gjë është e sigurt që ekipi katalanas nuk do të jetë më i njëjtë pa të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular