BallinaKronike“La piccoletta”/ Arrestohet ish-drejtuesja e Camorras, po shkonte në Spanjë për të...

“La piccoletta”/ Arrestohet ish-drejtuesja e Camorras, po shkonte në Spanjë për të takuar vajzën

spot_img
spot_img

Ish-drejtuesja e një grupi mafioz në Napoli është arrestuar ditën e sotme, teksa po përpiqej të largohej drejt Spanjës, shkruajnë mediat italiane.

Autoritetet raportojnë se e arrestuara është 70-vjeçarja Maria Licciardi, ndaj së cilës kishte një urdhër arresti nga një gjykatë në Napoli. Gruaja është kapur në Aeroportin Cimpino të Romës, teksa ishte duke vendosur në skanerët e kontrollit bagazhet.

Ajo mendohet të jetë pjesë e mafias famëkeqe napolitane të njohur si Camorra, dhe shpresonte të vizitonte vajzën e saj dhe të “merrte pjesë në ndonjë biznes”, sipas gazetës italiane La Repubblica.

Thuhet se 70-vjeçarja ishte duke shkuar për në Spanjë, për të takuar vajzën e saj.
Licciardi, e njohur si ‘la piccoletta’ ose e vogla për shkak të trupit të sa, ishte me dy bashkëpunëtorë në kohën e ndalimit nga policia. Ajo akuzohet për zhvatje, marrje fondesh dhe manipulim ankandi.

 

 

Licciardi është arrestuar për herë të parë në vitin 2001 në Napoli, pasi asokohe ishte një nga 30 të arratisurat më të rrezikshme në Itali. Ajo u lirua nga burgu në vitin 2009 pasi mbaroi dënimin që i caktoi gjykata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular