BallinaAktualitetBulqiza digjet, Bashkia krihet…!

Bulqiza digjet, Bashkia krihet…!

Nga Shaqir Manjani

Ajo çfarë po ndodh, është ajo çfarë po fshihet.

Ajo çfarë po tregohet, është ajo çfarë s’prish ndonjë punë edhe po s’u tregua.

Bulqiza po digjet!

Në asnjë media, qoftë edhe në ndonjë lokale të zonës, apo edhe një faqe e thjeshtë rrjetesh sociale nuk po i thotë dy fjalë për flakët e rëna në zonën e Bulqizës.

Në formën më të shëmtuar e sipërore të papërgjegjshmërisë, Bashkia e Bulqizës i fton qytetarët e saj në këngë e valle, a thua se kanë mbjellë një pyll me filiza të reja e po ju presin shiritin.

“Hajdutët më të rrezikshëm, janë ata me kollare”-thonë. Milionat e parashikuara për fondet e emergjencës duket se kanë zënë vend mirë në xhepat e kostumaxhinjëve, e janë futur aq thellë, sa më të lehtë e kanë të besojnë se zjarri do thotë:-“tani boll se e teprova”, se sa t’i përdorin këto fonde për shuarjen e tyre.

E kanë gjetur zgjidhjen, është spostimi i vëmendjes.

E si ja bëjnë? Marrin një këngëtar, një mikrofon e disa fëmijë, e i japin vrull ahengut me arsyetime festash, hutojnë të madh e të vogël, madje edhe atë që zjarri po i arrin në shtëpi.

Kur po i shihja ata fëmijë rrotull festës, m’u kujtua ajo reklama e dikurshme e sallamit në versionin “Bulqizaku dhe zjarri”…

“Xhaxhi Lefter, si fiken zjarret?”- do pyste ndonjë Bulqizak i Vogël.

“Marrim Altin Sulkun, e kapim për dore, e çojmë te Zerqani dhe këndojmë.”-do i përgjigjej Xhaxhai.

Si me thënë…zjarri vu, kënga vu!

Skenari: Bashkia Bulqizë.

Dirigjent: Kryetari i Bashkisë.

Këndon: Altin Sulku.

Përcëllon: Zjarri.

Jashaaaaaa…!

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ushqime

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular