BallinaKronikeArrestohet 43-vjeçari në Greqi, shtirej si një zjarrfikës vullnetar, por …

Arrestohet 43-vjeçari në Greqi, shtirej si një zjarrfikës vullnetar, por …

Një 43-vjeçar është arrestuar nga autoritetet greke me dyshimin se ka ndezur zjarret në zonën e Kryonerit.

Sipas mediave greke, ai shtirej si një drejtues autobusi dhe pretendonte se merrte pjesë në aksionet për shuarjen e flakëve, në mënyrë vullnetare.

Teksa ai bënte sikur ndihmonte në shuarjen e zjarrit, pas tij, gjendeshin papritur vatra të reja.

Këto nxitën më shumë dyshimet e autoriteteve, që vendosën ta arrestonin 43-vjeçarin.

Ai akuzohet se ka vendosur me qëllim zjarrin në një pyll, që u përhap më pas në një dendësi më të madhe, duke shkrumbuar mijëra hektarë tokë.

Policia pas arrestimit i ka shtrirë kontrollet në shtëpinë e 43-vjeçarit ku ka gjetur çakmakë dhe mjete të tjera që përdoreshin për djegie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular