BallinaAktualitetPlas sherri në Aeroportin e Prishtinës/ Qytetarët godasin punonjësit pasi u anuluan...

Plas sherri në Aeroportin e Prishtinës/ Qytetarët godasin punonjësit pasi u anuluan fluturimet

Disa qytetarë kanë sulmuar mbrëmjen e djeshme punonjës të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”.

Valentina Gara, zëdhënësja e ANP-së, ka bërë të ditur do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për këtë rast dhe jo vetëm.

“Puna dhe përkushtimi i po këtyre punonjëse është ajo që rendit aeroportin tonë ndër aeroportet më të mira të rajonit. Kompania jonë do të ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj këtij sulmi dhe ndaj çdo rasti tjetër kundër punonjësve tanë, të cilët janë aseti më i vlefshëm i kompanisë sonë”, ka thënë Gara.

Sherri mes qytetarëve dhe punonjësit nisi pas lajmërimit se fluturimet ishin anuluar. Ende nuk bëhen të ditur identitetet e personave që u përfshinë në konflikt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular