BallinaKronikeEMRI/Krijonte skema mashtruese me TVSH, arrestohet biznesmeni në Tiranë, ndalohen 3 shtesas...

EMRI/Krijonte skema mashtruese me TVSH, arrestohet biznesmeni në Tiranë, ndalohen 3 shtesas për vepra

Policia ka arrestuar biznesmenin Gëzim Culaj, ndaj të cilit rëndon një dënim me tre vite burg nga Gjykata e Tiranës. Culaj akuzohet se ka krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në duke i shkaktuar dhjetra milionë lekë arkës së shtetit.

“Specialistët e Seksionit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdherit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Gëzim Culaj, 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 3 vjet burg, për vepren penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, bën me dije policia

Culaj njihet si biznesmen në fushën e fasonëve dhe shënies me qira të ambienteve të ndryshme.

Gjithashtu policia bën të ditur se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe mbesës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. P., 30 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen P. S., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 09.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit D. P., 26 vjeç dhe L. P., 30 vjeç(vëllezër) sepse në rrugën “Llambi Bonata” Kombinat, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. S., 54 vjeç, i cili pas mjekimit në spital, u largua për në banesë.

Më datë 09.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. Sh., 33 vjeç, sepse në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka goditur me një mjet prerës duke e dëmtuar lehtë shtetasin E. Gj. Punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular