BallinaAktualitetFOTOT/Mediat rumune nxjerrin foton, si e "çoi" në burg Angela Martini bashkëshortin...

FOTOT/Mediat rumune nxjerrin foton, si e “çoi” në burg Angela Martini bashkëshortin e saj

Mediat rumune kanë publikuar foton e modeles Angela Martini, që thuhet se ka qenë edhe shkak i arrestimit të burrit të saj Dragos Savulescun në Mykonos të Greqisë.

Në foto duket modelja shqiptare, ndërsa në cep bashkëshorti i saj.

Bashkëshorti rumun i Angela Martinit, Dragos Savulescun u arrestua ditën e djeshme në Greqi nga autoritetet të cilat kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Rumanisë

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për një dëm miliona eurove shkaktuar shtetit rumun, por mundi të qëndrojë i lirë në Itali, sepse një gjykatë në Napoli refuzoi ekstradimin.

Por, pushimet i kanë kushtuar kësaj radhe.

Tashmë Angela Martini ka fshirë të gjitha “story-t” dhe lokacionet nga fotografitë e saj.

Drago? Savulescu, në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.

Mediat rumune nxjerrin foton, si e "çoi" në burg AngelaMediat rumune nxjerrin foton, si e "çoi" në burg AngelaMediat rumune nxjerrin foton, si e "çoi" në burg Angela

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular