BallinaKryesoreRed Varaku: Dështimi që ka prodhuar politika e re rajonale e Ramës

Red Varaku: Dështimi që ka prodhuar politika e re rajonale e Ramës

spot_img
spot_img
Nga Red Varaku

Në një përpjekje të sforcuar për të shfajësuar pozicionin e tij në lidhje me thikën pas shpine që po i fut Kosovës, Rama foli dje për një qëndrim të ri dhe një politikë të re rajonale të Shqipërisë materializimi i të cilës është braktisja e BE dhe aderimi i Shqipërisë në projektin jugosllav të minischengenit.
Nuk gënjeu në asnjë fjalë.
Është e vërtetë që ai e ka vendosur politikën tonë të jashtme rajonale në një kurs krejtësisht të ri krahasuar me politikën e deritanishme dhe e ka kthyer atë tërësisht në shërbim të interesave të Beogradit.
Ai ka hequr dorë nga qëndrimi tradicional i deritanishëm, i cili e vendoste interesin kombëtar mbi të gjitha interesat, përmes parimit një komb, një qëndrim, ku Kosova ishte prioritet i prioriteteve.
Ai ka hequr dorë dhe nga qëndrimi tradicional që e shihte Shqipërinë të pozicionuar qartazi drejt Perëndimit, ndërsa anëtarësimin në BE si orientimin dhe objektivin më të rëndësishëm të kombit.
Për politikën e re rajonale të Ramës,
Kosova nuk është akoma një shtet i pavarur, pavarësisht luftës dhe gjakut të derdhur, por vazhdon të mbetet territor i Serbisë, ndaj i injoron hapur perfaqësuesit zyrtarë të saj.
Për politikën e re të Ramës vota e shqiptarëve të Kosovës, të cilët votuan masivisht kundër minischengenit dhe kundër projektit të mbështetur prej tij dhe Hashim Thaçit, nuk ka asnjë vlerë.
Për politikën e re të Ramës Perëndimi nuk ka pse të jetë më destinacioni ynë final, sa kohë bota është bërë policentrike dhe në lojë kanë hyrë fuqi të reja globale si Rusia apo Kina.
Në politikën e re të Ramës shqiptarët janë lodhur duke pritur në dyert e Bashkimit Europian i cili sipas tij është vetë në krizë. Është koha që ata të kërkojnë aleanca të reja jashtë BE.
Për politikën e re të Ramës aleati ynë më i ri strategjik është Beogradi. Rruga jonë drejt zhvillimit kalon vetëm përmes marrëdhënieve të shkëlqyera me të.
Falë kësaj politike të re Kosova sot është më e izoluar se kurrë, ndërsa Serbia, nga faktor lufte dhe destabilizimi , është rehabilituar në sytë e opinionit ndërkombëtar si faktor paqeje dhe stabiliteti.
Falë kësaj politike Beogradi është sot partneri më i rëndësishëm dhe më i besueshëm si për Lindjen ashtu dhe për Perëndimin, ndërsa Tirana trajtohet si zgjatim ose patericë e Beogradit.
Falë kësaj politike rruga jonë e integrimit drejt BE është bllokuar dhe duket se nuk ka shanse të hapet derisa Shqipëria të ndryshojë kurs.
Falë kësaj politike, Shqipëria ka braktisur ujërat e qeta dhe të sigurta të Europës dhe po lundron e pasigurtë drejt Lindjes në oqeanin e trazuar të epsheve të reja gjeopolitike të një të marri që e ka marrë peng .
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular