BallinaAktualitetMe 208 km/h dhe 6 gjoba të papaguara, i bllokohet "Audi" luksoz...

Me 208 km/h dhe 6 gjoba të papaguara, i bllokohet “Audi” luksoz 21-vjeçarit nga Kamza (VIDEO)

Vazhdon çmenduria e drejtuesve të papërgjegjshëm të automjeteve në rrugët e Shqipërisë.

Policia e Fierit i ka bllokuar automjetin luksoz një të riu problematik, i cili po ecte me shpejtësi normave të lejuara

Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti luksoz tip “Audi” që po drejtohej nga 21-vjeçari H. M., banues në Kamzë është kapur nga radari në Bypass-in e Fierit.

Pas paraqitjes së dokumentacionit, rezultoi se automjeti nuk kishte leje për mbajtjen e xhamit të parë të riveshur si edhe kishte pa paguar 6 masa administrative. Të riut iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj si edhe iu vendos 80.000 lekë të rinj gjobë për tejkalim të normave të shpejtësisë, mungesë siguracioni, xhamin e parë të veshur me qeskë të zezë, qarkullim pa patentë me vete si dhe rezulton debitor me 6 masa administrative pa paguar.

Automjeti tip “Audi” u bllokua nga Policia Rrugore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular