BallinaAktualitetYuri Kim takohet me shkrimtarin Ismail Kadare: Identiteti evropian i shqiptarëve është...

Yuri Kim takohet me shkrimtarin Ismail Kadare: Identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë më parë

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim është takuar me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, duke theksuar se “Identiteti evropian i shqiptarëve”  është po aq bindës sot, sa ishte kur u publikua në vitin 2006.

Në një shënim në Twitter, Kim thekson se ndërsa shohim për nga e ardhmja, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë më parë.

Në fund të shënimit të saj, ambasadorja amerikane në Tiranë ndan për ndjekësit e saj në rrjetin social kënaqësinë që mori në lidhje me diskutimin e kësaj ideje me një nga mendimtarët, sipas asaj, më të mëdhenj në Evropë.

Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë,“ shkruan Kim.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular