BallinaAktualitetFOTO/Situata në burgje! Kush është vajza që u emërua "Shefe të rrethimit...

FOTO/Situata në burgje! Kush është vajza që u emërua “Shefe të rrethimit të jashtëm” në burgun 302

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan të arratisen nga institucioni i vuajtjes së dënimit disa ditë më parë. Një i burgosur, preu damarët duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë, të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Ky moment u shfrytëzua nga Çekaj dhe Pjetri, të cilët kanë qenë në ambientet e ajrosjes dhe janë hedhur duke përdorur litarin e krijuar nga vetë ata. Por gjithçka dështoi kur zbritën në katin e parë dhe u pikasën nga një prej gardianëve dhe u arrestuan. Kjo arratisje nxori në pah shumë probeme që kishte në burgjet shqiptare, sidomos në 313 aty ku nodhen “kokat e krimit”.

Media Priza.al ka bërë një shkrim ku ka folur, për sigurinë në burgje se cila sipas tyre ndodhet në dorë të familjarëve dhe lidhjeve me Agim Ismailin

Gazeta shkruan se pas publikimit, të artikulli: “Një profil i paautorizuar i Agim Ismailit”, dhjetëra mesazhe mbërritën në inboxin e redaksisë, e po ashtu edhe në numrin e telefonit që kemi vënë në dispozicion të lexuesve tanë. Në morinë e ankesave dhe denoncimeve, spikati pikërisht mesazhi i një punonjëseje të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Zonja, të cilës do t’i ruhet anonimati nga ana jonë, denoncon drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve për një emërim specifik.

Bëhet fjalë për shtetasen Eni Lani, e cila sipas denoncueses ka punuar vetëm 3 ditë si roje kupole, më pas drejtori Agim Ismaili, e kaloi të komanduar në Drejtorinë e Përgjithshme, e më pas në datën 1 qershor, e emëroi oficere e fill pas kësaj, pa asnjë eksperiencë e gradoi si Shefe të rrethimit të jashtëm në IEVP “Mine Peza” ose “Burgu 302” në Tiranë.

Situata në burgje! Kush është vajza që Agim Ismaili e

Nëse folëm për abuzimet me fondet publike nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, për të cilin KLSH ka rekomanduar “shkarkim nga detyra”, sot do flasim për një tjetër lloj abuzimi. Ndoshta dhe më të rëndë se abuzimi ekonomik.

Situata në burgje! Kush është vajza që Agim Ismaili e

Situata në burgje! Kush është vajza që Agim Ismaili e

Është abuzimi me emërimet, pra me burimet njerëzore. Agim Ismaili duke mos e pasur ndoshta të qartë faktin se institucioni që ai drejton është çështje e Sigurisë Kombëtare, ka menduar që pikat kyçe të ketë nën kontroll nëpërmjet njerëzve të tij, shkruan media priza.al.

Gazeta Shqip disa ditë më parë bëri një shkrim ku rënditi disa prej rregullave të shkelura sipas rregullores së miratura nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që nuk janë zbatuar në momentin e nxjerrjes për ajrim të të dënuarve.

Por pikëpyetje ngrihen edhe për faktin se si ka mundësi që Ccekaj, një i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës, lihet ende në qelitë e paraburgimit.

Rregullat e shkelura nga “Babagjyshi” Fatmir Pjetri dhe “bosi i kokainës” Arbër Çekaj

Disa nga nenet “RREGULLORES SË PËRGJITHSHME TË BURGJEVE”

1. Në mjediset e brendshme të IEVP-së nuk lejohet të mbahen dhe të qarkullohen nga të paraburgosurit dhe të dënuarit:

a) objektet, mbajtja e të cilave përbën vepër penale;

b) sendet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e të burgosurve dhe të personelit, si dhe sigurinë e institucionit;

Detyrimet të paraburgosurve dhe të dënuarve

c) të mos mbajnë dhe qarkullojnë sende të ndaluara, të cilat rrezikojnë rendin, jetën dhe shëndetin e të paraburgosurve e të dënuarve dhe personelit, objekte që përbëjnë vepër penale, mjete që ndikojnë negativisht në hetim, si dhe vlera monetare të çdo lloji;

                                     Neni 33

1. Koha e pushimit të të dënuarve bëhet duke respektuar orarin e veprimeve të miratuara nga drejtori i IEVP-së.

                                     Neni 114

1. Në rastine dëmtimit të një sendi të luajtshëm ose të paluajtshëm, pronë e IEVP-së, drejtoria e institucionit duhet të përcaktojë dëmtuesin dhe masën e dëmit dhe pasi dëgjon të paraburgosurin ose të dënuarin përgjegjës, e njofton atë për vlerën e dëmit, duke e ftuar që ta shlyejë atë vullnetarisht. Në rast të kundërt, drejtori i institucionit ngre komisionin e vlerësimit të dëmit dhe urdhëron e mbajtjen  e vlerës monetare nga numri i llogarisë personale të të paraburgosurit apo të dënuarit. Nëse vlera nuk gjendet në llogarinë personale, atëhere thirren familjarët e tyre për të bërë zhdëmtimin kundrejt dokumentacionit ligjor.

                                   Neni 116

a) Organizimi, pjesëmarrja dhe nxitja e veprimtarive që cënojnë masat e sigurisë në IEVP;

b) Kundërshtimi me dhunë ndaj punonjësve të IEVP-së;

ç) Përgatitja dhe përpjekja për t’u larguar nga IEVP-jaose gjatë shoqërimit të tij;

d) Përvetësimi ose dëmtimi me dashje i pasurisë së IEVP-së ose të burgosurve të tjerë;

e) Mbajtja, përdorimi dhe qarkullimi i sendeve të ndaluara, kur përbëjnë vepër penale

Të gjitha këto nene dhe ligje janë të miratuara nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve, e cila duket se e zuri gjumi në moment e arratisje, ose Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri nuk i kanë dëgjuar mirë këto rregulla kur janë burgosur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular