Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e clubit ‘Orange’ në Sarandë! Disa persona janë përplasur me njëri-tjetrin, ku nuk ka munguar as hedhja e shisheve dhe gotave nga një cep i klubit në tjetrin.
Në videon e publikuar nga ‘JOQ’ shihet që efektivët e policisë tentojnë të bëjnë ndalime mes personave të përfshirë në sherr. Mirëpo dhe pse aty ndodhen më shumë se 5 efektivë, të rinjtë shihen me bluze të hequra e disa prej tyre nuk tentojnë as të ulin gjakrat
‘O komandat a je tu e pa… është vllai im ai ik tani’– dëgjohen të thonë disa persona në video.
Arsyet e sherrit ende nuk bëhen të ditura. Pritet që në vijim policia të dalë me një njoftim për ngjarjen e ndodhur.