BallinaKronikeKërcet arma në Lezhë, shoqërohen disa persona! Policia blindon zonën

Kërcet arma në Lezhë, shoqërohen disa persona! Policia blindon zonën

Një incident është raportuar ditën e sotme në zonën e Lezhës. Një 34-vjeçar me iniciale A.Gj. ka raportuar në polici se është qëlluar me armë zjarri drejt tij teksa ishte duke drejtuar një kamionçinë.

Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme të vogla materiale dhe asnjë person të dëmtuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e dinamikës si dhe identifikimin e autorit.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi A.Gj, 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, ka njoftuar në sallën operative se në drejtim të automjetit tip kamionçinë që ky shtetas drejtonte është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike. Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin plotë të kësaj ngjarje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular