BallinaAktualitetPas Radhimës, zjarr edhe në Himarë / Flakët djegin Përroin e Vishës

Pas Radhimës, zjarr edhe në Himarë / Flakët djegin Përroin e Vishës

Pas flakëve që dyshohen aksidentale në Radhimë, një tjetër vatër zjarri është regjistruar në bregdetin e jugut në orët e mbrëmjes së të enjtes.

Këtë herë zjarri ka rënë në Përroin e Vishës në Himarë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë dhe terreni i vështirë për ndërhyrje.

Aktualisht janë duke u djegur pyje dhe kullota, ndërsa nuk kërcënohen banesa. Bashkia e Himarës thotë se ka nisur dy zjarrfikëse, por që e kanë të vështirë të manovrojnë në terrenin ku ka rënë zjarri.

Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme për të hapur kullota të reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular