BallinaSociale9 pyetje me përgjigje për Vitin e Ri shkollor 2021- 2022. Kur...

9 pyetje me përgjigje për Vitin e Ri shkollor 2021- 2022. Kur nis dhe mbyllet…

Dalja e sotme e ministres së Arsimit për të njoftuar vendimin e ri për fillimin e Vitit të Ri Shkollor i ka bërë konfuz prindërit, fëmijët dhe mësuesit.

Pyetjet që kanë përgjigje

1-Kur nis Viti i ri Shkollor?

Viti i ri Shkollor 2021 – 2022 nis më 27 shtator 2021

2- Po 13 shtatori?

Në qershor 2021 ishte caktuar data 13 shtator si ditë e fillimit zyrtar të vitit të ri shkollor, por pas vlerësimeve dhe faktit që një pjesë e mirë e vitit të kaluar shkollor u bë online u vendos përfundimisht që mësimi plotësues të zgjatet me 4 javë.

3- Kur duhet të paraqitet fëmija im në shkollë?

Fëmijët e arsimit parauniversitar mund të shkojnë në shkollë që më 1 shtator. Por nga 1 shtatori deri më 24 shtator shkollat do të jenë të hapura për mësim plotësues.

4- A është e detyrueshme prania e fëmijës?

Jo, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë gjatë kësaj 4 jave të mësimit plotësues

5- Po për mësuesit?

Mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

6 -Po klasa e parë kur nis?

Fëmijët e klasës së parë do të paraqiten në shkollë më 27 shtator.

7- Kur mbyllet viti i ri shkollor 2021 – 2022?

Për arsimin bazë nga klasa I – IX  viti shkollor mbyllet më 17 qershor 2022

Për klasa X- XI  viti shkollor mbyllet më 24 qershor 2022

Matura 2022 mbyll vitin shkollor më 8 qershor 2022

8- Çfarë mund të bëjë, veç përsëritjes, fëmija në shkollë nga 1 shtatori – 24 shtator?

Krahas mësimit plotësues MAS u ka kërkuar mësuesve të bëjnë edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

9- Po masat anticovid a do të jenë?

Deri në një vendim të dytë do të vijojë të respektohet protokolli i covid 19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular