BallinaAktualitetDy viktima nga zjarret në vend, shkarkohet shefi i Zjarrfikëses në Gjirokastër....

Dy viktima nga zjarret në vend, shkarkohet shefi i Zjarrfikëses në Gjirokastër. Ja kush e zëvendëson

Shefi i Zjarrfikëses në Gjirokastër Kujtim Bizhga është shkarkuar nga detyra.

Ndërkohë në vend të tij në krye të këtij institucioni është emëruar gjeneral Pëllumb Shalari, me një eksperience në fushën ushtarake.

Ka qene propozimi i kryebashkiakut Flamur Golemi për këtë lëvizje në krye të zjarrefikësve të Gjirokastrës.

Kjo lëvizje në postin drejtues të PMNZSH se Gjirokastrës ka ardhur pas situatës së shkaktuar nga zjarret në këtë qark që shkaktuan edhe vdekjen e çiftit të bashkëshortëve në fshatin Asim Zenel.

Disa ditë pas vdekjes së 64-vjeçarit, Andrea Haxhiaj nga flakët e zjarrit, ndërroi jetë edhe gruaja e tij 57-vjeçare që ishte e shtruar në QSUT. Tatjana Haxhiaj kishte peuar djegie deri në 75% të trupit dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular