BallinaAktualitetFOTO/Aksident i rëndë! Makinat luksoze përplasen kokë më kokë, dyshohet për 6...

FOTO/Aksident i rëndë! Makinat luksoze përplasen kokë më kokë, dyshohet për 6 të plagosur

Paraprakisht mësohet se dy mjete janë përplasur kokë më kokë dhe si pasojë dyshohet se kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Ata janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit. Mësohet se shkak i aksidentit të rëndë është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve

“Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular