BallinaBotaVIDEO ku nënat afgane i hedhin foshnjat mbi telat me gjemba/ Ushtari...

VIDEO ku nënat afgane i hedhin foshnjat mbi telat me gjemba/ Ushtari britanik: Asnjë nga ne s’mbeti pa qarë. Na përgjëroheshin të…

Situata në Afganistan, pas rikthimit në zotërim të vendit nga talebanët, është tejet kritike. SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s po përpiqen të evakuojnë bashkëpunëtorët e tyre tash 20 vite, sepse janë të shënjetësruar për ekzekutim nga islamikët fanatikë.

Dita-ditës, të tjera pamje tronditëse dalin nga Kabuli, kryeqyteti i këtij vendi, që sot është kryelajm i mediave botërore.  Nënat e dëshpëruara afgane i hodhën fëmijët e tyre mbi telat me gjemba në aeroport, duke iu përgjëruar ushtarëve britanikë që t’i dërgonin në një vend të sigurt.

Uncleared grab for soldier and childNjë oficer ushtarak anglez, oficer i regjimentit të parashutës, rrëfeu skenën për “The Indipendent”: “Nënat ishin të dëshpëruara, u rrahën nga talebanët. Ato na thonin: Merre fëmijën tim! Dhe na hodhën foshnjat. Disa prej tyre ranë mbi telat me gjemba të rrethimit të aeroportit të Kabulit. Ishte e tmerrshme ajo që ndodhi. Deri në fund të natës nuk kishte asnjë njeri mes nesh që nuk po qante”.

Në sytë e xhihadistëve janë trupa, përfshirë Forcat Speciale nga SHBA, Franca, Spanja, Turqia dhe Polonia. Ato ndodhen në aeroportin e kabulit për të siguruar evakuimin e njerëzve që do të fluturojnë drejt vendeve të tyre, të vetëdijshëm se talebanët mund të sulmojnë në çdo moment.

Afghan mothers try throwing babies oveer barbed wire at Kabul airport

Një grup talebanësh qëndronin në mes të rrugës, me kallashnikov AK-47 në duar, kontrollonin letrat e njerëzve që vinin rrugës për në aeroport, duke i kthyer disa. Përveç disa britmave të zemëruara dhe shikimeve të ashpra nga luftëtarët islamikë drejt britanikëve, nuk pati armiqësi të mëtejshme pas natës së përleshjes.

Të shtënat janë të zakonshme. Të mërkurën pasdite, rojet e aeroportit hapën zjarr pasi talebanët vranë një burrë. Ka gjithashtu shpërthime të shpeshta në ajër për të shpërndarë turmat, duke mos munguarit edhe të lënduarit.

Ndonëse talebanët premtuan një qeveri më të moderuar, ata nuk po e ndalin dhunën kundër civilëve.

Skenat e dhunës brutale u shpalosën në një nga rrugët për në anën ushtarake të aeroportit të Kabulit, nga ku mijëra njerëz, të rrezikuar nga xhihadistët, po transportohen me siguri nga SHBA, Britania dhe qeveritë e tjera të huaja.

Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular