BallinaBotaFacebook mbyll “Search” në Afganistan për të mbrojtur viktimat e talibanëve

Facebook mbyll “Search” në Afganistan për të mbrojtur viktimat e talibanëve

Facebook ka sjellë masa të reja sigurie për përdoruesit e shqetësuar për sigurinë e tyre në Afganistan, ndërsa talebanët vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre mbi vendin. Kompania thotë se “hoqi aftësinë për të parë dhe kërkuar në listën e “Miqve” për llogaritë në Facebook në Afganistan” për të mbrojtur bashkëpunëtorët e SHBA dhe NATO-s në Afganistan.

Faqja e rrjeteve LinkedIn gjithashtu ka ndërmarrë hapa të ngjashëm duke fshehur lidhjet e kujtdo në vend. Talebanët po përdorin mediat sociale për të gjetur kundërshtarët.

Masat shtesë të sigurisë u njoftuan të enjten nga kreu i politikës së sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher.

“Ne kemi vënë në punë një buton me një klikim për njerëzit në Afganistan për të mbyllur shpejt llogarinë e tyre. Kur profili i tyre është i kyçur, njerëzit që nuk janë miqtë e tyre nuk mund të shkarkojnë ose ndajnë foton e profilit të tyre ose të shikojnë postimet në kronologjinë e tyre”, shkroi ai.

Ai tha se në Instagram në pronësi të Facebook “po nxjerren paralajmërime pop-up në Afganistan me hapa specifikë se si të mbrohet llogaria”.

Gleicher shtoi se Facebook ishte “duke punuar ngushtë me kompanitë e tjera hi-tech, shoqëri civile dhe qeveri për të ofruar çdo mbështetje që mundet për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve”.

Më parë, gjiganti i teknologjisë konfirmoi se do të vazhdonte të ndalonte përmbajtjen e talebanëve nga platformat e tij, pasi e konsideron grupin si një organizatë terroriste. Ndërkohë, Tëitter tha në një deklaratë këtë javë se “përparësia e tij kryesore është mbajtja e njerëzve të sigurt dhe se mbetet vigjilente”.

“Situata në Afganistan po evolon me shpejtësi. Ne jemi gjithashtu dëshmitarë të njerëzve në vend që përdorin Twitter që kërkojnë ndihmë”, deklaroi kompania.

Twitter tha se ka vënë nën vëzhgim përmbajtjet e mesazheve të publikuara nga talibanët.

Zëdhënësit talebanë përdorin platformat e mediave sociale për të azhurnuar qindra mijëra ndjekësit e tyre, ndërsa grupi militant rimori kontrollin mbi Afganistanin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular