BallinaKronikeEMRI+FOTO/U kap me 4 mijë paund dhe kanabis në makinë, dënohet shqiptari...

EMRI+FOTO/U kap me 4 mijë paund dhe kanabis në makinë, dënohet shqiptari me 3 identitete në Britani

Një shqiptar i cili kishte 3 identitete u dënua me 16 muaj burg nga drejtësia britanike pasi u kap duke transportuar kanabis.

Sipas mediave britanike, Artenis Tërshalla u ndalua në rajonin verior të Devon duke udhëtuar me makinë brenda së cilës i gjetën 4 mijë paund, një thikë dhe një çantë me kanabis.

Në momentin e ndalimit, ai ka pretenduar se e ka marrë borxh makinën dhe nuk ishte në dijeni të drogës dhe parave që ishin brenda saj.

Nga hetimet e kryera, autoritetet britanike kanë zbuluar se i riu kishte 3 identitete dhe nënshtetësi, italiane, bullgare dhe shqiptare.

Pasaporta bullgare që kishte me vete rezultoi të ishte false pas hetimeve nga autoritetet. Ndërkohë pasaportën italiane e kishte përdorur në Britani për të hapur një llogari bankare ku janë depozituar 12 mijë paund në më pak se një vit.

Në seancën gjyqësore, 27-vjeçari pranoi se lënda narkotike dhe shuma e parave ishin të vetat. Më tej ai sqaron se ka ardhur ilegalisht në Britani në vitin 2019 me ndihmën e një miku të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular