Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradën Vlorë- Fier.
Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur Ura e Mifolit.
Një automjet u përmbys në rrugë si pasojë e përplasjes.
Si pasojë e aksidentit, mësohet se janë plagosur tre persona. Një nga të aksidentuarat është në gjendje më të rëndë shëndetësore.