BallinaBotaVIDEO/Dalin pamjet. Si tallej me talebanët edhe pasi ra në duart e...

VIDEO/Dalin pamjet. Si tallej me talebanët edhe pasi ra në duart e tyre komediani afgan, më pas iu pre fyti

Video e mëposhtme tregon momentin kur një komedian afgan vazhdoi të tallej me talebanët, pak pasi ra në duart e tyrë, për t’u ekzekutuar më vonë me skuadër pushkatimi.

Sipas Dailymail, në një video virale të filmuar në fund të korrikut, Nazar Mohammad, i njohur si Khasha Zwan, mund të shihet në pjesën e pasme të një makine i rrethuar nga dy talebanë – njëri prej tyre duke tundur një mitraloz kallashnikov.

Sipas Human Rights Watch, Zwan u vra nga talebanët në fund të korrikut në Kandahar, pasi ai qytet ra në duart e xhihadistëve.

Ai ishte i njohur për talljet që iu bënte talebanëve, ndërsa videot e tij janë publikuar edhe në TikTok.

Në videon e momenteve të tij të fundit, Mohammad vazhdon të bëjë shaka, por kjo e ka revoltuar luftëtarin taleban në të djathtë të tij, i cili fillon ta godasë atë në fytyrë.

Ndërkohë që burri në të majtë të tij shihet duke qeshur. Nazar thuhet se u vra më vonë pasi u qëllua disa herë. Sipas raporteve, fotografitë e treguan atë të mbështetur në një pemë dhe më pas të shtrirë në tokë me fyt të prerë./Gazeta SHQIP

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular