BallinaKryesoreDATA/Brazil-Argjentinë do të luhet përpara 12 mijë tifozëve

DATA/Brazil-Argjentinë do të luhet përpara 12 mijë tifozëve

Ndërsa lejimi i lojtarëve latinë për ndeshjet eliminatore të Botërorit në Shtator është kthyer në një problem për Anglinë dhe Spanjën, në Brazil po mendojnë prej kohësh për supersfidën ndaj Argjentinës, rivalëve të përjetshëm.

Dy gjigandët e futbollit të Amerikës Latine do të përballen më 5 Shtator në kuadër të eliminatoreve të Botërorit dhe Federata e Brazilit ka vendosur që të hapë për here të parë dyert për kombëtaren pas pothuajse një viti për shkak të pandemisë.

Sipas njoftimit, klasikja Brazil-Argjentinë do të luhet përpara 12 mijë tifozëve në “Arena Corinthians”, impianti që ka një kapacitet prej 48 mijë tifozësh dhe sigurisht që spektatorët e lejuar do të kenë disa kushte për t’u future siç janë vaksinimi, maskat, distancimi, shkruan Ora News.

Sipas Federatës së Brazilit, ndeshja me tifozë, do të jetë testi i parë dhe i rëndësishëm për praninë e tifozëve në ngjarjet kryesore sportive në shtetin e Sao Paulos ndërsa për here të parë që pas nisjes së pandemisë, do të ketë tifozë në stadiume ndërkohë që Seria A vijon të luhet me dyer të mbyllura

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular