Armando Broja e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te skuadra e Southampton. Sulmuesi shqiptar ka shënuar që në minutat e parë të debutimit të tij me klubin e Premier League, ku është huazuar nga Chelsea.
Në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Newport, Broja ishte rreshtuar mes titullarëve nga trajneri për të treguar formën e tij dhe ai nuk ka zhgënjyer.
Që në minutën e 9 të sfidës, sulmuesi ka tundur rrjetën duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në këtë sfidë. Ai tregoi nuhatje të mirë para portës pasi një gjuajtje e Redmond u ndal nga traversa dhe ai ndoqi aksionin e shtyu në rrjetë topin që u kthye në lojë.
Por nuk përfundon me kaq, në minutën e 57-të sulmuesi kuqezi shënon edhe golin e dytë personal dhe të gjashtin për skuadrën e tij. Nuk mund të kishte nisje më të mirë për Brojën.
One of Armando Broja’s goals today vs Newport 🤩 pic.twitter.com/IBR3wZngWl
— Chelsea Loan Army (@CFCLoanArmy_) August 25, 2021