BallinaKronikeEMRI/Plagosje me thikë në Tiranë, identifikohet i plagosuri

EMRI/Plagosje me thikë në Tiranë, identifikohet i plagosuri

Një plagosje ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në fillim të Rrugës së Barrikadave, ku i plagosur me thikë ka mbetur shtetasi Gerian M, 34 vjeç.

Mësohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i autorit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular