BallinaAktualitetRama: Ja kur do te shpallet qeveria e re

Rama: Ja kur do te shpallet qeveria e re

Duke folur per punen ne dy mandatet e deritanishme si dhe per ate cfare pritet te bej kete mandat Rama deklaroi se qeveria e re shpallet javen e ardhshme. Sipas tij ajo do te jete nje skuader kampion me plote energji.

Fjala e Rames

Kryeministri Edi Rama tha se javën e ardhshme do të shpallë qeverinë e re, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të 2021

Në fjalën e tij përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës, Rama deklaroi se qeveria e re kërkon një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar, si dhe një stol rezervash të gjatë, për të pasur mundësi energjizimi të partisë.

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju do të vijoni të gjithë punën deri në minutën e kalimit të detyrës, pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Kemi një skuadër kampione, ku ka shumë zgjedhje për çdo rol. Kampionati 4-vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar apo një kryesi efektive të vetë partisë, por një stol rezervash të gjatë, për të pasur mundësi energjizimi të partisë. Me shumë mirënjohje për të gjithë ju, mbështetjen, kontributin, ju falënderoj edhe njëherë për të gjithë këtë periudhë sfiduese kohe”, tha kryeministri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular