Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastrës.
Mësohet se një furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, ku raportohet për të plagosur.
Nga të dhënat e para, mësohet se disa persona ndodhen ende brenda mjetit, ndërsa nuk dihet asgjë për gjendjen e tyre shëndetësore.