BallinaAktualitetVIDEO e plotë/Shampanjë dhe muzikë nga 4 vajzat që bllokuan rrugën në...

VIDEO e plotë/Shampanjë dhe muzikë nga 4 vajzat që bllokuan rrugën në Tiranë për sfidën në Tik-Tok

Muzikë të lartë në sfond, një shishe shampanje në dorë dhe më pas bllokojnë trafikun me makinë. E tillë ka qenë aventura e 4 vajzave të reja në kryeqytet, të cilat kanë bllokuar për pak çaste rrugën në Unazën e Re për të bërë video në Tik-Tok.

Ngjarja në fjalë është regjistruar më datë 22 gusht, në rrugën “Teodor Keko”. Siç shihet edhe nga pamjet , tre vajza zbresin nga benzi luksoz, ndërkohë që një tjetër qëndron në makinë dhe hap shampanjën. Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve iu bien borieve, pasi bllokohen në trafik. Ndërkohë që të gjithë videon e kanë realizuar përmes një droni.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular