BallinaPolitikeQeveria e re/Genc Burimi: S’ka surpriza. Shqiptarët nuk i dhanë notë të...

Qeveria e re/Genc Burimi: S’ka surpriza. Shqiptarët nuk i dhanë notë të mirë Ramës për mandatin e dytë, dorëheqja e Braçes lidhet me…

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se lufta personale e tij me Francesco Becchettin do t’i kushtojë shqiptarëve 120 milionë euro, duke iu referuar disa raportimeve se biznesmeni italian ka nisur ekzekutimin e gjobës përmes bllokimit të aseteve të shtetit shqiptar jashtë vendit.

“Kjo është shuma me interesat aktuale që çdo familje do të paguajë nga xhepat e saj. Mediat raportojnë se kjo shumë ka filluar të arkëtohet. Institucionet nuk bëjnë transparencë, ndërsa përgjegjësi për këtë faturë mohon dhe mashtron, duke e përdorur shtetin si mburojë për t’u mbrojtur nga dëmi i madh ekonomik që u ka shkaktuar shqiptarëve”, deklaroi deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku.

Tabaku thotë se PD ka kallëzuar në SPAK gjithë personat e përfshirë në këtë çështje dhe teksa impakti për buxhetin e shtetit po bëhet real, kjo dosje duhet të hetohet sa më shpejt.

“Ky abuzim me pushtetin duhet ndëshkuar, sepse Shqipëria, e varfëruar dhe e vjedhur nga ky regjim, 120 milionë euro duhet t’i përdorë për të ndërtuar shkolla, spitale dhe infrastrukturë, jo për të paguar luftën personale të Edi Ramës”, u shpreh ajo.

“Shqiptarët i kanë paguar shtrenjtë dështimet dhe korrupsionin e këtij regjimi, tani duhet të paguajë Rama dhe shpura e tij!”, mbyllet reagimi i Tabakut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular