BallinaAktualitetEksplozivi në makinën e ish kandidatit për deputet/ Reagon Sindikata e Minatorëve:...

Eksplozivi në makinën e ish kandidatit për deputet/ Reagon Sindikata e Minatorëve: Tritoli nuk do të na ndalë

Mëngjesin e sotëm, kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshit, iu vendos eksploziv në makinën e tij.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, ka reaguar Sindikata e Minatorëve  në një postim në rrjetet sociale duke u shprehur se tritoli nuk do ta ndalë  përpjekjen e tyre për të thënë të vërtetën dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Në postim thuhet se Debreshi dhe disa persona të tjerë që janë pjesë e sindikatës kanë marrë kërcënime dhe janë përndjekur shpesh.

“Mafiozët, oligarkët dhe pushtetarët që na marrin kromin duan të na marrin edhe jetën nëse themi të vërtetën dhe mbrojmë të drejtat tona”, thuhet në reagimin e sindikatës.

TRITOLI NUK MUND TA NDALË PËRPJEKJEN TONË

Sot në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer makina e kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshit. Që prej themelimit të sindikatës sonë, ndaj Eltonit dhe shokëve të tjerë ka pasur shpesh përndjekje e kërcënime. Sot arritën te tritoli. Mafiozët, oligarkët dhe pushtetarët që na marrin kromin duan të na marrin edhe jetën nëse themi të vërtetën dhe mbrojmë të drejtat tona.

Po ne nuk heshtim. Ne nuk ndalemi”, thuhet ne reagimin e tyre

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular