BallinaAktualitetInfektimi nga Covid ka rreziqe 10 herë më të larta për trombozë...

Infektimi nga Covid ka rreziqe 10 herë më të larta për trombozë se sa vaksinat

Një studim madhor i efekteve të vaksinave sugjeron se vaksina AstraZeneca rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut, por ky rrezik është shumë herë më i lartë nëse infektohesh me koronavirus.

Ekipi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit gjithashtu gjeti një rrezik në rritje të trombozës në tru pas vaksinës Pfizer – por përsëri me një normë shumë më të ulët sesa pas infektimit. Ekipi tha se edhe një herë studimi tregoi përfitimin “thelbësor” nga vaksinimi.

Publikimi i këtyre rezultateve në Britaninë e Madhe vjen një ditë pasi një mjek ligjor vendosi të enjten se prezantuesja e BBC Radio Neëcastle Lisa Shaë vdiq për shkak të komplikimeve nga vaksina AstraZeneca.

Ekipi hulumtues studioi të dhënat nga më shumë se 29 milion njerëz që morën dozën e parë të një vaksine Covid, midis dhjetorit dhe prillit, të cilët ishin kryesisht mbi 40 vjeç, si dhe gati 1.8 milion të infektuar me virusin.

Studimi, i botuar në British Medical Journal kërkoi për komplikimet shëndetësor të pacientë deri në 28 ditë pasi morën vaksinën, ose u infektuan. U zbulua se për çdo 10 milion njerëz të vaksinuar me vaksinën AstraZeneca:

107 persona shtroheshin në spital, ose do të vdisnin nga tromboza, e cila mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme dhe hemorragji, por kjo ishte gati nëntë herë më e ulët se rreziku i së njëjtës gjendje pas një infeksioni me Covid.

66 të tjerë do të shtroheshin në spital, ose do të vdisnin nga mpiksja e gjakut në vena, por kjo ishte gati 200 herë më e ulët se rreziku pas një infeksioni Covid.

Për çdo 10 milion njerëz të vaksinuar me vaksinën Pfizer, u zbulua se në 143 personat mund të pësonin mpiksje gjaku ose të vdekur, por kjo ishte gati 12 herë më e ulët se rreziku pas një infeksioni Covid.

Autorja kryesore Prof. Julia Hippisley-Cox tha se ishte e rëndësishme që njerëzit të ishin të vetëdijshëm për rreziqet, por ato duheshin vënë në peshore me rrezikun që bart infektimi me Covid.

Asnjë nga studiuesit e universitetit të përfshirë në këtë studim nuk ishte pjesë e ekipit të Oksfordit që ndihmoi në zhvillimin e vaksinës AstraZeneca.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular