BallinaAktualitetSulmi terrorist në Kabul, ambasada e ShBA-ve në Tiranë ul flamurin në...

Sulmi terrorist në Kabul, ambasada e ShBA-ve në Tiranë ul flamurin në gjysmë shtizë

spot_img
spot_img

Ambasada ShBA-ve në Tiranë ka ulur në gjysmë shtizë flamurin amerikan, për të shprehur trishtimin dhe dhimbjen për humbjen e jetëve të qytetarëve amerikanë dhe afganë gjatë sulmit terrorist të djeshëm në aeroportin e Kabulit.

“Zemrat tona ndiejnë dhimbje për jetët e heronjve tanë, të humbura në shërbim të lirisë dhe në shërbim të Amerikës, dhe për jetët e qytetarëve afganë, të humbura në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje për të cilën të gjithë kemi të drejtë. Prandaj sot zemrat tona janë të mbushura me hidhërim, por ato janë të mbushura edhe me mirënjohje”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftimin e ambasadës falenderohet populli shqiptarë për mikpritjen e bërë ndaj afganëve të cilët ndodhen në vështirësi.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerkane në Tiranë:

Sot, flamuri në Ambasadë është i ulur në gjysëm shtizë, teksa vajtojmë amerikanët e ekipit të shërbimit, të cilët humbën jetët e tyre në sulmin e tmerrshëm terrorist në Kabul, ndërsa me vetëmohim përpiqeshin të shpëtonin jetët e të tjerëve.

Ne vajtojmë edhe për afganët, përfshirë fëmijët e vegjël, të cilët humbën jetën apo u plagosën në këtë sulm mizor. Zemrat tona ndiejnë dhimbje për jetët e heronjve tanë, të humbura në shërbim të lirisë dhe në shërbim të Amerikës, dhe për jetët e qytetarëve afganë, të humbura në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje për të cilën të gjithë kemi të drejtë.

Prandaj sot zemrat tona janë të mbushura me hidhërim, por ato janë të mbushura edhe me mirënjohje. Grupi i parë i qytetarëve afganë të cilët mbërritën mbrëmë në Tiranë, janë më shumë sesa njerëz të evakuuar. Ata janë jetë njerëzore të shpëtuara nga mundësia e pasojave tragjike. Ata janë gra, burra dhe fëmijë të cilëve u është ofruar diçka që ne e marrim të mirëqënë, një jetë.

Mundësia për të jetuar dhe për të pasur një të ardhme. Dhe për këtë, ne si Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Shtetet e Bashkuara, jemi mirënjohës për bujarinë dhe mikpritjen e pamasë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj. Në kohë të tilla, ne nuk kemi kombësi, fe, ngjyra apo raca. Ne jemi qënie njerëzore që u shtrijmë dorën në ndihmë qënieve njerëzore si ne. Faleminderit Shqipëri!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular