BallinaKronikeArrestohet trafikanti i drogës, kush është 44-vjeçari me 4 emra, i dënuar...

Arrestohet trafikanti i drogës, kush është 44-vjeçari me 4 emra, i dënuar në Shqipëri dhe Itali

Një trafikant droge është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka qenë i dënuar në Itali dhe Shqipëri.

Sipas policisë, i arrestuari është një 44-vjeçar me 4 emra. Këtë shtetas, Prokuroria e Milanos e ka dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Këtë shtetas, Prokuroria e Milanos e ka dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve””, thotë policia.

Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular