BallinaAktualitetNdërtimi thertores, banorët e Laknasit në protestë: As me ligj, as me...

Ndërtimi thertores, banorët e Laknasit në protestë: As me ligj, as me forcë nuk do ndalojmë, Policia mbron hajdutin

Banorët e Laknasit në zonën e Kamzës kanë protestuar këtë të hënë kundër shpyllëzimit në këtë zonë. Gjatë revoltës së tyre, ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë bashkiake pasi ata janë kundër ndërtimit të një thertoreje në zonën e pyllit të si “Plepat e Brukës” dhe kanë protestuar duke mos lejuar punimet. Banorët shprehen se kompania nuk ka studim për ndikimin në mjedis dhe leja për ndërtim ka skaduar. Ata shprehen se do ta çojnë çështjen në SPAK dhe nuk do të lejojnë fillimin e punimeve.

“Në SPAK do ta çojmë këtë çështje, nuk ka ndalim. As me ligj, as me forcë nuk do ndalojmë. Po më mbyt fëmijën, po më vret. Ky është pyll dhe ai thotë është zallishte. Si mundesh ti të ndërtosh mbi lumin? Në asnjë vend të botës nuk e prek njeri lumin, por këtu në Shqipëri ndodhin gjëra të çuditshme dhe pa pikë e  turpit vjen dhe zgërdhihet. Në SPAK mendoj se do gjejmë zgjidhje,” thotë një banore.

“Kjo gjë ka dy vjet, ne nuk ka njoftuar askush. Nuk na ka pyetur askush. Ne a jetë, a vdekje. Erdhën të fillojnë punimet. Policia është në mbrojtje të hajdutit. Çon lekët ai se ka pare, unë s’kam pare”, shton ajo.

Bëhet fjalë për 1.2 hektarët pyll i dhënë një kompanie private për ndërrimin e një thertoreje. Banorët thonë se do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje pasi është ende në proces gjyqësor.

“Në këtë moment nuk ka pengesë, leja është e rregullt. Sepse ne kemi aplikuar për leje dhe na është miratuar,” thotë përfaqësuesi i kompanisë private. Prej vitesh, banorët e kanë kundërshtuar ndërtimin e këtij biznesi.

Ndërtimi i një thertore në fshatin Laknas ka nxjerrë në protestë banorët e zonës mëngjesin e kësaj të hëne. Ata kundërshtojnë vijimin e këtij projekti pasi sipas tyre do të shkatërrohen pyjet për t’i lënë vend thertores.

Një tjetër pikë që pretendojnë banorët, është se kompanisë i ka kaluar afati i fillimit të punimeve pasi leja është nxjerrë që në vitin 2019.

Të kundërtën ka pretenduar përfaqësuesi ligjor i kompanisë i cili thotë se ky projekt ka qenë në një process gjyqësor dhe fillimi i punimeve ka qenë i pezulluar. Sipas tij, kjo sjell dhe pezullimin e afatit për ndërtimin.

Ai thotë se tashmë gjykata vendosi rifillimin e punimeve, çka sipas tij ka shtyrë dhe afatin për fillimin e këtij procesi. Në zonën e Laknasit kanë shkuar dhe forca policie për të kontrolluar protestën në mënyrë që të mos ketë agravim të situatës.

Pjesë nga debatet e banorëve me përfaqësuesin e kompanisë:

Përfaqësuesi ligjor: Ne kemi dërguar njoftim për fillimin e punimeve.

Banore: E ke marrë pëlqimin me firmë të banorëve për ndërtimin? Jo.

Përfaqësuesi ligjor: Ju merrni leje kur bëni ndërtim në shtëpinë tuaj?

Banore: Kemi marrë leje në Bashki.

Banore: Bashkia e Kamzës thotë se nuk ka një leje. Kemi përgjigje zyrtare nga Bashkia. Nuk ka asnjë aplikim për leje.

Banore: Merr letrat dhe hidhi në lumë se nuk ke leje.

Përfaqësuesi ligjor: Ka rifilluar në nëntor me një afat 1-vjeçar. Ne kemi marrë leje 36 mujore. Është pezulluar ndërtimi ndaj është shtyrë dhe afati për fillimin e ndërtimeve. Më vjen keq se ju dhe avokatët tuaj duhet që t’ju japin më shumë sqarime. Ndërtimet nuk kanë nisur asnjë herë. Sot leja është legjitime pasi ka dhënë një vendim gjykata e apelit.

Banore: I ka letrat krejt false. Nuk je fare me këtë punë, apo ka marrë thesin me lekët dhe vjen këtu. Unë e kam mirëmbajtur pyllin, dhe ky të më vijë të bëjë stallë derrash.

Banore: Bashkia jep leje, ne dimë që këtij zotërisë i ka pezulluar leja. Ne pretendojmë se këtyre u ka skaduar leja mjedisore dhe e ndërtimit. E ka marrë në 2019, gjykata vendosi pro banorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular