BallinaAktualitetPylli i Laknasit, një pyll tropikal! Sazan Guri: 5 thertore ka Belgjika,...

Pylli i Laknasit, një pyll tropikal! Sazan Guri: 5 thertore ka Belgjika, 10 janë vetëm në Kamëz

I ftuar në hapesirën e Intervistës së Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ambientalisti dhe avokati Sazan Guri, ka hedhur dritë mbi protestën e banorëve të Laknasit të cilët kanë kundërshtuar ndërtimin e thertores dhe stallës së derrave.

Guri: Në rolin e një pedagogu dhe profesori në 20 vite në të drejtën e mjedisit, kamë mësuar se 65 % e çështjeve gjyqësore në boë janë çyshtje të pastra mjedisi. Në 85 % të luftrave në botë janë çështje mjedisi

Thërtorja e Laknasit është sa çështje mjedisi është edhe çështje njerëzore, dinjiteti, morali por mbi të gjitha është çështje administrative, civile, penale dhe kushtetuese.

Çështja është në kundërshtim me normat të thjeshta qytetare pasi kemi të bëjmë me mashtrim.

Është një pyll 1.2 hektar, 12 mijë metra katror, dhe ky biznes i orientuar keq, pasi një pronë publike që është me dru 40 m në këmbë dhe 40 apo 50 cm diametri i trungut, pra një pyll tropikal jo një pyll i zakonshëm si Farka. Këta e kanë quajtur zallishte.

Zona e Laknasit në hartë ka një pyll të madh që nuk e ka Kamza. 5 thertore ka Belgjika dhe 10 janë vetëm në Kamëz, kjo është anomali e madhe.

Kjo zallishte e kthyer me mashtrimin e administratës, ne i kemi kërkuar kompanisë studimet gjeologjike, topografik, sizmik, gjeografik etj. pra janë 12 studime për të kryer aktivitetin e projektuar me 4 aktivitete.

Ka një leje ndërtimi që ka skaduar. Ligji thotë se nëse nuk hyn në aktivitet ndërtimi brenda vitit, duhet të marësh leje nga e para, i cili nuk ka aplikuar në e-albania për lejen.

Ka një leje të AKM e cila thotë se për 2 vite duhet të kryesh aktivitetin. Edhe këtë e ka skaduar. Kanë humbur kushtet e lejes mjedisore.

IKMT thotë se sipërfaqja është pyll. Me ah me lis me plepa me pisha, kjo sipërfqe mbrohet me gardh nga publiku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular