BallinaRajoniSHBA dhuron 55 mjete të blinduara për Kosovën

SHBA dhuron 55 mjete të blinduara për Kosovën

55 mjete ushtarake të blinduara i janë dhuruar ushtrisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Automjetet janë rezistente në terrene të vështira, edhe të minura dhe mund të modifikohen duke u vendosur armatime të ndryshme të rënda

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve ushtarake, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se mjetet ushtarake do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë dhe ndihmojnë në aftësimin e kësaj force për misione ndërkombëtare.

“Këto pajisje do t’iu ndihmojnë që t’i zgjeroni edhe më tej kapacitetet tuaja, të parapara në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, mbështetur në misionin dhe mandatin tuaj të ri. Ato do të ndikojnë që aftësitë operacionale të FSK-së të rriten dukshëm si dhe që ushtria jonë të jetë plotësisht ndërvepruese me partnerët tanë, sidomos me SHBA-në, duke ndikuar që së bashku me ta të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit jo vetëm në rajon, por në gjithë botën”, tha ajo.

FSK është në fazë tranzicioni në ushtri, një strategji 10-vjeçare e miratuar në në Parlamenti i Kosovës në vitin 2018.
zëvendësojë forcat e NATO-s, që vazhdojnë të kenë rreth 4 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular