BallinaKryesoreArben Çejku: Rama bën diplomaci personale, procesi i Berlinit i rëndësishëm, Open...

Arben Çejku: Rama bën diplomaci personale, procesi i Berlinit i rëndësishëm, Open Ballkan mutacion

Në një intervistë për RTV Ora, ambasadori Arben Çejku u shpreh se Rama bën një diplomaci personale në shumë forumi ndërkombëtare.

Sipas tij, duhet të jemi në dialog intensiv me BE-në dhe se në nismën e integrimit procesi i Berlinit ështe ai më i rëndësishmi.

Çejku: Rama bën një diplomaci personale në shumë forumi ndërkombëtare për të tejkaluar disa vështirësi që hasemi. Interesi i BE-së për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimin nuk ka ndryshuar. Gjuha që përdoret në këto forume nuk është shumë formale dhe është për të dhënë ide e koncepte. Por kryeministri e ka përdorur si një person që do të tërheqë vëmendje. Për mua kjo sjellje e Ramës nuk është produkteve në raport me BE-në, sepse nuk ka sjellë asgjë konkret me vendet e BE-së. Ne nuk jemi në kushtet që mund të shantazhojmë BE-në dhe askënd tjetër.

Ne nga ana jonë kemi treguar se nuk i meritojmë hapjen e negociatave me BE-në. Sigurisht që nuk kemi të njëjtat probleme sikurse ka Maqedonia e Veriut. Por ne nuk jemi në kushtet që mund të diktojmë gjëra, por duhet të bëjmë hapa para, sepse vetot janë përreth nesh. Duhet të jemi në dialog intensiv me BE-në. Në nismën e integrimit procesi i Berlinit ishte ai më i rëndësishmi. Nuk e di e cili do të jetë mesazhi i kancelares gjermane kur të vijë në Shqipëri tashmë në shtator, po ky proces mbetet më i rëndësishmi sa i përket afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Çejku shtoi se Open Ballkan nga ana tjetër është një mutacion i procesit të Berlinit, sepse kemi mungesën e 3 vendeve të tjera.

Çejku: Open Ballkan nga ana tjetër është një mutacion i procesit të Berlinit, sepse kemi mungesën e 3 vendeve të tjera. Sa kohë Kosova nuk është e barabartë në këtë proces, kjo nismë është e parëndësishme. Mendoj se edhe Brukseli ka mbetur pas në raport me burokracinë e tij. Edhe komisioneri për zgjerim hodhi një paralele me Afganistanin dhe Ballkanin Perëndimor. Ka një sërë çështje që kanë një ngërç në Ballkan, për të cilat duhet punuar. Po ashtu edhe BE-ja duhet ta marrë me më shumë vëmendje çështjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular